schulstart+ Albanisch

Me ndihmën e prindërve, të fillohet koha e shkollimit me sukses
schulstart+ është një projekt i ri i Caritas Zürich, i cili mbështet fëmijët edhe prindërit e tyre, të familjeve të emigrantëve të moshës 2 deri në moshën 5 vjeçare, në përgatitjen për kopsht të fëmijëve dhe për kohën e shkollimit.
Qëllimi i projektit është që fëmijëve të emigrantëve t’u mundësojë një fillim të barë në kopshtin e fëmijëve, e që është vendimtar për suksesin e shkollimit të mëtejmë.
Në një kurs, në mes tjerash prindërit njoftohen më mirë me sistemin tonë shkollor, ndërsa fëmijët në gruplojë (Spielgruppe) merren së bashku me punëdore, luajnë dhe këndojnë.

Kursi
Një kurs kushton 20 franga dhe zgjat 8 javë. Për fëmijë do të ketë edhe një «gruplojë», quhet vendi, institucioni ku mund t’i dërgoni fëmijët tuaj, në gjermanisht ky vend quhet (Spielgruppe).

Njëherë në javë, nga 2 orë, pasdite
4 x prindërit dhe fëmija:
  • Tubime informative për prindërit
  • Për fëmijët, «gruplojë» (Spielgruppe)

4 x prindërit dhe fëmija së bashku:
  • Pasdite, provë (si duket loja), gjermanisht «Schnuppern» në «gruplojë» (Spielgruppe). dhe në kopsht të fëmijëve
  • Punëdore dhe lojëra, pasdite

Temat
  • Kopshti i fëmijëve dhe sistemi shkollor në kantonin e Zürichut
  • Çka bëhet saktësisht në kopshtin e fëmijëve?
  • Si mund t’i përgatisin prindërit fëmijët e tyre për në kopshtin e fëmijëve, si dhe si mund t’i ndihmojnë ata gjatë kohës, kur ata janë në kopsht dhe gjatë kohës së shkollimit?
  • Çka pret prej prindërve personeli mësimdhënës?
  • Çka është me rëndësi për suksesin e mëvonshëm të fëmijëve?
  • Informata për institucionet ekzistuese dhe oferta

Kontaktimi:
Caritas Zürich
schulstart+
Tel 044 366 68 68
E-Mail schulstart@caritas-zuerich.ch
Flyer schulstart+ Albanisch







Spenden
 

Die nächsten schulstart+ Kurse:

Kurs auf Deutsch in Wallisellen

Januar bis März 2012
> Anmeldung
 

Kurs auf Portugiesisch in Winterthur

Februar 2012 bis April 2012
> Anmeldung
 

Kurs auf Albanisch in Zürich

Februar 2012 bis April 2012
> Anmeldung
 

Kurs auf Deutsch in Oberengstringen

März bis April 2012
> Anmeldung
 

Kursleiterin Verbena Fanti


«Das Verständnis für das Schulsystem hilft den Frauen, ihre Kinder während der Schulzeit besser begleiten und unterstützen zu können.»